Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se e ka shtyrë për në janar 2025 shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Për arsye objektive thotë GJK seanca do të zhvillohet më 17 janar, dhe u anulua ajo e planifikuar për në datën 27 dhjetor 2024.
Sali Berisha ankimoi në Gjykatën Kushtetuese masën e arrestit të shtëpisë.
Muajin e kaluar Gjykata Kushtetuese doli me njoftim duke pranuar kërkesën e ish-kryeministrit për të përshpejtuar procesin ndaj ankimimit.


