Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme nga mbeturinat

    February 3, 2025
    Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme nga mbeturinat
    Mbeturina edhe jashtë kontejnerëve, Prishtinë, 3 shkurt 2025.

    Prishtinë-Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

    Në një konferencë për media, të hënën, ai ka thënë se kompania rajonale publike “Pastrimi”, e cila aktualisht është kompania e vetme e angazhuar për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, nuk është treguar efikase në këtë detyrë.

    “Do të vazhdojmë që gjendjen emergjente që e kemi shpallur, ta përdorim për angazhimin e kompanive private për të ndihmuar për pastrimin e mirëfilltë të kryeqytetit”, ka thënë Rama.

    Gjatë vitit 2024, Komuna po ashtu kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe përkohësisht kishte angazhuar operatorë privatë shtesë për të bërë grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

    Por, sipas Ramës, një angazhim më afatgjatë ishte pamundësuar nga asamblistët opozitarë në Komunë me miratimin e një rregulloreje, e cila “i dha ndërmarrjes “Pastrimi” të drejtën ekskluzive për këtë shërbim”.

    Gjithashtu, gjatë vitit 2024, punëtorë të kompanisë “Pastrimi” ishin ankuar dhe kishin protestuar para Komunës, kundër angazhimit të kompanive private që, sipas tyre, paraqet rrezik për falimentimin e tyre.

    Kontejnerët nuk i zënë mbeturinat… Prishtinë, 3 shkurt 2025.

    Kompania “Pastrimi” është ndërmarrje publike lokale me rreth 900 punëtorë, e cila kryen shërbime për grumbullimin e mbeturinave për disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën.

    Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në emailin e kësaj kompanie në lidhje me deklarimin e fundit të kryetarit të Prishtinës dhe është në pritje të përgjigjeve.

    Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, po ashtu, ka thënë se situata aktuale ”e tejkeqësuar” i ka detyruar të shpallin sërish gjendje të jashtëzakonshme.

    “Kompania “Pastrimi” me logjistikën që ka pasur, nuk ka pasur mundësi t’u ofrojë qytetarëve as kontejnerët, as mekanizmin e duhur për bartjen e mbeturinave”, ka theksuar ai.

    Sipas komunës, një ekip i krijuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka inspektuar terrenin dhe “ka konstatuar situatë alarmante, me rrezik të madh përhapjeje epidemish”.

    *Fotogaleri nga gjendja e krijuar në kryeqytet marsin e vitit 2023 si pasojë e grevës së punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”

    Ndërmarrjet publike të angazhuara për menaxhimin e mbeturinave nëpër Kosovë shpesh përballen me mungesë kapacitetesh si pasojë edhe e vështirësisë për inkasimin e borxheve nga qytetarët.

    Punëtorë të këtyre ndërmarrjeve shpesh kanë protestuar, madje kanë mbajtur edhe greva në lidhje me kushtet e punës dhe pagat e ulëta./REL

    kosove mbeturinat Përparim Rama Prishtine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    April 17, 2026

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.