Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Prezantohet programi i ri i karrierës dhe zhvillimit profesional të mësuesve. Manastirliu: Prioritet kryesor kemi…

    July 17, 2024
    Prezantohet programi i ri i karrierës dhe zhvillimit profesional të mësuesve. Manastirliu: Prioritet kryesor kemi...

    Ministria e arsimit vlerëson mbështetjen ndaj mësuesit si prioritetin kryesor në sistemin arsimor.

    Gjatë konferencës me arsimtarë e partner ndërkombëtarë  u prezantua  sistemi i ri i karrierës dhe risia e planit të zhvillimit profesional të mësuesve.

    “Ne besojmë se një sistem arsimor cilësor dhe gjithëpërfshirës duhet të fokusohet fort në investimin te mësuesit. Mbështetja jonë për mësuesit është një prioritet absolut jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në zhvillimin profesional dhe meritokracinë në sistemin arsimor”, thotë Manastirliu.

    Ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu zbërtheu planin e ri të zhvillimit profesional dhe karrierës së mësuesve të përbërë me tre shtylla kryesore,  që ndikon në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

    Manastirliu shtonshton: “Sistemi i ri i shkallëve të kualifikimit të mësuesve do të jetë tashmë i orientuar tek mësuesit në vitet e para të karrierës. Mësuesit të cilët hyjnë në sistemin tonë arsimor do të mbështeten për të arritur gradën ‘Mësues i kualifikuar’ në 3 vitet e para të karrierës së tyre. Kemi ulur kohën për të përfituar këtë shkallë kualifikimi. Mundësojmë që për herë të parë, në 3 vitet e para të karrierës së mësuesve, përfitimi i kësaj grade të jetë me dy elemente: Me një test të informatizuar dhe gjithashtu me orë mësimore. E dyta është shkalla e kualifikimit për ‘Mësues specialist’, të cilat do të jenë në vitin e 8 të punës së mësuesit, ku do të kemi orën e hapur kurrikulare, pra orë mësimore për projekte që do të japin këtë kualifikim tek mësuesit. Në vitin e 15-të kemi kategorinë e ‘Mësuesit Mjeshtër’, ku do të vijojnë trajnimi dhe edukimi në vazhdim, orët e hapura kurrikulare dhe inovacionin për përfitimin e kësaj shkalle të kualifikimit. Kemi rritur dhe masën e shpërblimit për të tre këto kategori, duke filluar nga shkalla e kualifikimit që është ‘Mësuesi i kualifikuar’ dhe shkalla e dytë ‘Mësuesit specialist’ ku masa e shpërblimit dyfishohet, dhe për të vijuar te shkalla e tretë ‘Mësuesi Mjeshtër’ ku masa e shpërblimit rritet me 50%”.

    Sipas ministres rritja e pagave nga data 1 korrik për rreth 30 mijë mësues me pagë mesatarisht 950 euro në muaj do të reflektohet në punën ndaj nxënësve.

     

     

     

    konference manastirliu programi i karrieres
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.