TIRANË– Sot në ditën e Samitit Europian në Tiranë, Partia Demokratike ka thirrur një protestë, leja e së cilës është refuzuar nga Policia e Tiranës për shkaqe sigurie pasi tubimi do të zhvillohet në afërsi të perimetrit të sigurisë së Samitit.
Pavarësisht se “blutë” e kryeqyetit nuk i pranuan kërkesën, Partia Demokratike nuk është tërhequr ndërsa ka zhvendosur tubimin nga Bulevardi i Ri tek Bulevardi Zogu i Pare.
“Nesër protesta do te zhvillohet te Bulevardi Zogu i Pare, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00.”-thuhet në njoftim./Radar.al
Kallas në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer me reformat


