Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”/ Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

    February 6, 2026

    TIRANË– I ftuar në emisionin “Ora e fundit”, gazetari Ardit Rada komentoi çështjen “Balluku” duke u shprehur se Qeveria ka të drejtë për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.

    “Është një precedent për të cilin ne kemi nevojë ta kalojmë, për të ditur se çfarë ndodh në të ardhmen mes gjyqësorit dhe Qeverisë. Logjika nuk ta lejon të besosh se një prokuror bashkë me një gjyqtar mund të pezullojnë numrin dy të qeverisë. Madje asnjë minsitër. Sepse kështu i bie që të çmendet një prokuror në Dibër fjala bie, edhe të thotë se në një hetim që po kryen mes grupeve kriminale, figuron në përgjime edhe emrin i Edi Ramës. Ky prokurori tani do ta pezullojë Kryeministrin? Sepse ligji ia jep si të drejtë pa qenë prokuror i SPAK. Ai e bën sepse është urgjente dhe derisa çështja të kalojë në Tiranë në SPAK, i duhet të mbrojë provat mos ia prish Rama në detyrë. Pra nesë nën avujt e alkoolit mund t’ia japi truri një prokurori dhe një gjyqtari që të pezullojnë qeverinë, çfarë do bëjmë ne? Se në zgjedhje të parakohshme nuk shkohet dot. T’i kërkojmë Blendi Klosit se cilin mendon për pasardhës të Ramës si kryeministër nga radhët e PS?” – u shpreh Rada në “Ora e fundit”.

    I pyetur nëse ‘Kushtetuejsa’ ka ndonjë vonesë në marrjen e vendimit, Rada tha:

    “Tani tek vonesa e Gjykatës Kushtetuese, që thuhet nëpër media. Për Sali Berishën, GJK-së iu desh 8 muaj të shprehej në favor të tij dhe s’e akuzoi njeri pse u vonua. Gjykata Kushtetuese merr vendime jetike. Këtu kemi çështje civile që zgjasin me vite, për 3 metra tokë që në fund të fundit ta thotë metri të saktë se kush ka të drejtë. Si mund t’i themi Kushtetueses ne, fol pak shpejt se po të pret Gazment Bardhi? E dini ju që në asnë vend të botës shkalla e fundit e gjyqësorit s’mund të shprehet si Këshilli i Lagjes, me një mbledhje apo me nëj muaj? S’mund t’i digjet karriera politike dikujt, edhe të bredhi rrugëve të botës pastaj nga GJEDNJ në Strasburg etj, edhe të vijë me një vendim pafajësia, por këtu të gjejë Berishën kryeministër. Të bëhet zv.Kryeminsitrja e Berishës pastaj me rikthim në detyrë?” – tha Ardit Rada për ABC News.

    Ardit Rada Dibër prokuror
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    July 26, 2026

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    July 26, 2026

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    July 26, 2026

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.