Loja mes banorëve të “BBVA4” po merr një tjetër rrjedhë. Që pas dasmës së djeshme të organizuar në ambientet e shtëpisë, në shtëpi ça nuk është parë e dëgjuar.
Dasma në fjalë nuk shkoi siç duhej pasi pati një debat mes Gjestit dhe Gertës, ç’ka përfundoi në një incident që u kritikua goxha nëpër rrjet.
Por gjatë ditës së sotme Rozana vendosi që t’i tregonte diçka që i kishte rrëfyer Loredana për veten e saj.
Sipas këngëtares, banorja është e kurorëzuar. Ajo është e ndarë me partnerin e saj, por ende rezulton e martuar.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.
Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi trego.
Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.
Gjesti: Është e martuar?
Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.
Gjesti: Jo moj.
Rozana: Po me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.
Gjesti: Kurorëzim në letra.
Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.
Livia: Thuaj sa burra ke.
Gjesti: S’ka mëshirë.


