Një debat i papritur ka ndodhur ditën e sotme mes Jozit dhe Eglit e Gjestit në ambinetet e shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
Teksa dyshja e ëmbël po ecnin rreth e përqark pishinës, Gjesti është vënë re që I drejtohet banorit në formë urdhëri që të mos e shohë më Eglin dhe kjo e fundit i thotë “ëndrra jote në sirtar që nga dita e dytë”.
Më pas Egli i kthehet Gjestit dhe i thotë të mos e ngacmojë pasi i vjen zor, por me këmbëngulje ai shton: “Nuk ka zor këtu, të ka parë, unë e vura re se të ka parë poshtë. Nuk më intereson, nuk ishte duke parë Loredanën”.
Pjesë nga debati:
Gjesti: Mos e shiko më Eglin.
Jozi: Me ato krahë që ka Egli, të kap ty plak dhe ta përdredh zverkun.
Gjesti: Mos e shiko më ëndrrën.
Egli: Ëndrra jote në sirtar zemra, ëndrra jote në sirtar që nga dita e dytë.
Gjesti: A e di ça puthje ke dhënë mbrëmë, pa pikë dashurie, puthje me sy hapur, a e di ça domethënë puthje me sy hapur? Nuk e di, pikë dashuri.
Jozi: Puthje me sy mbyllur do të thotë se kujton atë të parën.


