Ditën e sotme në rrjet bëri bujë një video ku aludohet se Gjesti ka puthur në buzë Eglin.
Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Xhenetës. Kujtojmë se Xheneta dhe Gjesti teksa vijonin lojën e tyre në “BBVK3”, përjetuan një romancë mes tyre.
Në rrjetin social “Instagram” është vënë re se Xheneta e ka hequr nga lista e shoqërisë Gjestin.
Nuk dihet nëse një vendim i tillë u mor pas videos në fjalë që bëri bujë në rrjet apo ajo e kishte ndarë mendjen me kohë.
Gjithsesi pritet që Xheneta të japë një intervistë dhe të sqarojë shumë gjëra që mendohet të jenë lënë pezull mes saj dhe Gjestit./ Radar.al



