Plas sherri mes Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharka. Këtë të diel, në “Big Brother Fan Club”, gazetari e cilësoi Luizin si “gjysh”, ndërsa Gjestin, konkurrentin në këtë edicion si “nipi”.
Sipas tij, Luizi simbolizon një mashkull tipik shqiptar në të 40-at, që kalon kohën në lokalet e lagjes, duke bërë komente dhe shpesh duke bullizuar persona të tjerë. Ndërsa, Gjestin e cilësoi si një përfaqësues të gjeneratës Z, që sipas tij pasqyron energjinë dhe qëndrimet moderne të rinisë.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Luizit i cili postoi një video të Ronaldos ku pasi kishte lyer flokët thoshte se donte t’i ngjante këngëtarit. Këtë video, Luizi e shoqëri dhe me një flutur.
Më pas gazetari reagoi ku shkruan se këngëtarit i ka ikur fama, që sipas tij ia ka marrë Gjesti dhe Parashqevi Simaku.
“Më mirë batërflaj se sa të fitosh duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme. o 40-vjeçar i papjekur. Mos e ki inatin me mua, unë e kujtoj që kur të ikën fama për poshtë e s’ti dëgjon më njeri ato këngë paçavure që bën nuk re rehat dhe më sheh mua nga divani në Fan Club, por famën s’ta mora unë, ta mori Parashqevia me Gjestin. Siç u harrove nga Ethet e të premtes mbrëma dhe Eurovisioni, u harrove dhe tani, shumë shpejt madje”, ka shkruan Ronaldo.




