Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Plani i Ramës pas politikës/ ART News: Kryeministri lidh kontratë me galerinë prestigjoze të artit në Berlin

    October 10, 2025

    TIRANË– Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama duket se ka nisur përgatitjet se çfarë do të bëjë pasi të largohet nga politika. Herë pas here gjatë intervistave që Kryeministri Rama ka dhënë ka deklaruar se viti 2030 do të jetë viti që ai do t’i japë fund politikbërjes.

    Ndërkohë që pas politikës, Rama synon që të merret me profesionin e tij të vjetër, artin. Ditën e djeshme galeria prestigjioze “Societe” në Berlin ka njoftuar se tashmë përfaqëson Ramën si artist, duke i hapur atij rrugën drejt ekspozitave ndërkombëtare.

    ART News raporton se kjo kontratë shënon një hap të rëndësishëm drejt një rikthimi më të plotë të Ramës në botën e artit. Në fokus të bashkëpunimit me galerinë janë veprat e tij në qeramikë dhe punimet abstrakte mbi letra, shpesh të realizuara mbi dokumente të ricikluara zyrtare.

    Artikulli i Plotë:

    Galeria Société në Berlin Tashmë Përfaqëson Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej më shumë se një dekade, nuk është aspak i panjohur për botën e artit. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranën e tij të lindjes, ku ka qenë edhe pedagog. Në vitet ’90, ka punuar si artist në Paris, përpara se të rikthehej në Shqipëri në vitin 1998 për të shërbyer si ministër i Kulturës. Në vitin 2000 u zgjodh kryetar bashkie i Tiranës, ndërsa në vitin 2013 u bë kryeministër i vendit.

    Megjithatë, njoftimi se galeria e njohur e artit bashkëkohor Société do të përfaqësojë Ramën si artist, ishte një surprizë për shumëkënd, madje edhe për vetë njohësit e artit tek ARTnews! Rama i bashkohet një grupi ndërkombëtar artistësh në përfaqësimin e Société, mes të cilëve Trisha Baga, Lu Yang dhe Petra Cortright.

    Vitin e kaluar, galeria Marian Goodman ekspozoi punët e tij në hapësirën e saj në Paris: skulptura qeramike me ngjyra të forta që ngjasojnë me forma të nxjerra nga një shkëmb koralesh, si dhe vepra abstrakte në letër — shumë prej tyre të realizuara mbi faqe kalendarësh — dhe letër-muri artistike.

    Një profil i Ramës i publikuar në Financial Times në vitin 2016 përmendte se, gjatë një vizite të Angela Merkel-it, atëherë kancelare e Gjermanisë, gjesti i parë i Ramës ishte ta prezantonte me një grup artistësh bashkëkohorë europianë, të cilët ndodheshin në Tiranë për hapjen e Qendrës për Hapje dhe Dialog. Artikulli i FT është i mbushur me anekdota të këndshme që lidhen me artin: zyra e Ramës është plot me kuti lapsash me ngjyra; letër-muri shumëngjyrëshe e mbuluar me vizatimet e tij të përditshme; dhe ai e mësoi “fuqinë magjike të artit” që në fëmijëri, përmes një rotacioni të shpeshtë të pikturave në kuzhinën e gjyshes së tij.

    Në galerinë Société, Rama do të prezantojë më shumë nga punët e tij në qeramikë dhe në letër — shpesh të realizuara gjatë takimeve apo telefonatave, mbi dokumente zyrtare të ricikluara — të cilat ai i ka krijuar përgjatë dekadës së fundit. Galeria ende nuk ka njoftuar një datë për ekspozitën e parë të Ramës./Radar.al 

    Berlin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.