Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Plan 15 pikësh i SHBA për fundin e luftës? Irani mohon

    March 25, 2026

    Sipas mediave, SHBA ka paraqitur plan 15 pikësh përfundimin e luftës në Iran. Por Irani e mohon, se ka bisedime me SHBA.

    Fund i luftës apo trupa tokësore? Njoftimet janë kontradiktore:  Sipas raportimeve të medias, SHBA-të i kanë dërguar Iranit një plan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës. Ishte gazeta amerikane The New York Times që njoftoi, duke cituar dy burime të brendshme, dhe transmetuesi izraelit Channel 12, i cili citoi tre individë të paidentifikuar. Nga ana tjetër, sipas gazetës Washington Post, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes me gjasë ka urdhëruar vendosjen e afërsisht 3,000 ushtarëve nga Divizioni i 82-të Ajror në Lindjen e Mesme. New York Times raportoi një shifër prej rreth 2,000 ushtarësh. Këto forca speciale amerikane janë të afta të hidhen me parashutë në territorin armik dhe potencialisht mund të shërbejnë si maja e një operacioni tokësor.

    Lidhur me propozimin për fundin e luftës nga SHBA: sipas njoftimit të Channel 12 kërkohet mbyllje e objekteve bërthamore të Natanzit, Isfahanit dhe Fordovit. Gjithashtu kërkohet që të garantohet lundrimi i lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe se nuk mund të bëhet pasurimi i uraniumit në tokën iraniane. SHBA-të thuhet se po propozojnë një armëpushim njëmujor për të diskutuar planin. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte deklaruar më parë se ata po flisnin me “njerëzit e duhur” në Iran.

    Mohim nga Irani

    Të mërkurën në mëngjes njoftohet, se një zëdhënës ushtarak iranian u shpreh me ironi mbi përpjekjet e SHBA-së për të ndërmjetësuar një armëpushim, duke deklaruar se amerikanët thjesht po negociojnë me veten e tyre. Ebrahim Solfaghari, zëdhënës i selisë Khatam al-Anbiya, që merr komandën e Shtabit të Përgjithshëm gjatë kohës së luftës, i bëri këto komente në një video të regjistruar paraprakisht të transmetuar në televizionin shtetëror. “A janë përshkallëzuar konfliktet tuaja të brendshme deri në atë pikë sa po negocioni me veten tuaj?” pyeti ai me sarkazëm. Komentet e Solfaghari erdhën menjëherë pasi administrata Trump, nëpërmjet Pakistanit, thuhet se i dërgoi Iranit një plan armëpushimi prej 15 pikash, sipas burimeve të AP. “Fjala jonë e parë dhe e fundit ka qenë e njëjtë që nga fillimi dhe do të mbetet e tillë: Askush nga ne nuk do të bjerë dakord me dikë si ju”, tha Solfaghari. “Jo tani, kurrë.”

    Shpresat për një armëpushim të mundshëm në Lindjen e Mesme lehtësuan disi shqetësimet e furnizimit midis investitorëve në tregun e naftës. Çmimet ranë përkohësisht./DW

    donald trump iran
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    April 17, 2026

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.