Një 33-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në lagjen “15 Tetori” në Fier. Sipas policisë, i dyshuari J.R. e ka qëlluar të riun për motive të dobëta.
Viktima ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J.R. ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D.D., 33 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e J.R., ndërsa grupi hetimor po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj.


