Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vr*sjen e Liridona Ademajt

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    “Peshku i madh ha të voglin”/ Berisha flet për rininë: Enver Hoxha ndaloi me një dekret të gjitha…

    June 18, 2025
    “Peshku i madh ha të voglin”/ Sali Berisha rrëfen për fëmijërinë dhe rininë: Enver Hoxha ndaloi me një dekret të gjitha…

    TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në podkastin “Flet”, me Ilnisa Agollin.
    Gazetarja e ka pyetur ish-kryeministrin edhe në lidhje me fëmijërinë.

    “Mbaj mend çdo gjë. Fëmijëria është e stamposur në memorien time në mënyrën më të fuqishme, në të gjitha aspektet. Në shkollë, parashkollë, në verën në Bjeshkë, në vjeshtën e bukur të Tropojës, në pamjet madhështore që ka aty ku unë jam lindur dhe jam rritur.”– tha Berisha.

    Pjesë nga intervista:

    Ilnisa Agolli:  Keni ndierë ndonjëherë të shkëputeni prej vendlindjes?

    Sali Berisha: Unë jam shkëputur nga vendlindja në moshën 14-vjeçare, për arsye shkolle. Doja patjetër të ndiqja shkollën, sepse aty mundësi shkolle nuk kishte. Për të ndjekur shkollën duhet të vije ose në Shkodër, ose në Tiranë. Atëherë sa ishte hapur gjimnazi dhe mua më doli një bursë për në Bashkimin Sovjetik, për të vazhduar shkollën e mesme dhe të lartë. Por pas 10 ditësh, me rregullin e ‘peshku i madh e ha të voglin’, atë bursë e mori dikush tjetër. Pastaj më propozuan që të shkoja në Bullgari për një shkollë bujqësore, por dhe ajo avulloi. Këtu më dhanë një gjysmë burse për shkollën mjekësore në Tiranë. Jam shkëputur nga vendlindja në moshën 14-vjeçare, por deri në moshën 27-vjeçare unë pushimet i kaloja çdo verë atje. Alpet janë një magji e vërtetë, janë një frymëzim për njeriun.

    Inisa: Ishit më i qeshur në rini, apo tani që keni parë dhe mësuar çdo gjë?

    Sali Berisha:  Në rini, çfarë isha unë? Isha social, por në një kuptim të tillë… Nuk merrja pjesë në aktivitete tejkaluese. Në rini përpiqeshim të imitonim modën dhe dy ishin mënyrat. Një, me pantallonat, që tani kanë ardhur përsëri në modë, që i quanim zvin. Dhe e dyta për flokët, përpiqeshim t’i mbanim sa më të gjata, si Beatles. Beatles ishin një pasion kaloktiv, një dashuri kolektive e paimagjinueshme. Për ne ata mbeten më shumë se muzikë, mbeten filozofi. Përpiqeshim të gjenim revista dhe blinim libra të ndaluar. Fillimisht edhe problemi i librave, ishte shumë i kodifikuar. Sepse Enver Hoxha ndaloi me një dekret të gjitha librat e para ’44. Dhe kjo pastaj, prisnim vetëm libra të autorëve tanë, ose përkthime sovjetike. Filluan pastaj të përkthehen, ka patur vite me përkthime të shumta, ajo që quhej realizëm kritik, që mund të kalonin. Ne kemi autorë dhe përkthyes të mëdhenj. Po të lexosh Nolin, ka përkthime të Shakespeare, që në vlerësimin tim modest, tejkalojnë Shakespeare./Radar.al

    “E nesërmja, magneti im”/ Mëkatet e Berishës: Të shumta, lëri mos i numëro

    Enver Hoxha Ilnisa Agolli sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vr*sjen e Liridona Ademajt

    April 17, 2026

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    April 17, 2026

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.