Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    Çmimi i naftës në tregjet nderkombëtare rritet ne nivelin më të lartë që nga viti 2022

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “E nesërmja, magneti im”/ Mëkatet e Berishës: Të shumta, lëri mos i numëro

    June 18, 2025

    TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka folur gjatë për jetën e tij në politikë në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin.

    Berisha foli për, pendesat, faljet, për të ardhmen dhe për mëkatet, ku për këtë të fundit tha se ka shumë të tilla.

    Kalojmë tek ‘mëkatet e Doktorit’…

    Berisha: Të shumta, lëri mos i numëro. Mëkatarë dhe jo mëkatarë, vdekatarë dhe jo vdekatarë, është një debat i vjetër. Kështu që unë thashë të shumta, kur përmende mëkate.

    Kush është pendesa juaj më e madhe?

    Berisha: E kam peng ligjin e tokës. Sepse tek ligji i tokës, unë eca kundër ndërgjegjes sime. Pse eca kundër ndërgjegjes sime? Po të na kthesh në vitet ’90, Enver Hoxha në dy gjëra ka pasur sukses të padiskutueshëm. E para, në imponimin e ateizimit, edhe sot një pjesë e shoqërisë shqiptare është ateiste nga ajo kohë. Nuk jam dakord me këtë. Besoj se besimi tek Zoti është një pasuri e madhe për njeriun. Por secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij. E dyta, tek prona. Personalisht nuk kisha kurrë ndonjë koncept tjerët përveç se prona e të zotit. Atij po të mos i jepje një copë tokë, nuk kishte se ku të jetonte. Dhe aty zbatuam parimin e Jeffersonit, parim që toka i jepet atij që e punon dhe jeton aty.

    Berisha: Padiskutim. Nuk shkoj kurrë me hakmarrje. Nëse ndjek hakmarrjen, vetëm në politikë nuk duhet të jesh. Sepse hakmarrja shkon në gjëra personale dhe nëse shkon në gjëra personale në politikë, ti atëherë nuk u shërben dot qëllimeve të tua. Nuk i shërben dot atyre që duhet t’u shërbesh.

    E djeshmja, e sotmja, e nesërmja…

    Berisha: E nesërmja, magneti im!

    Nëse nesër bëhet një libër apo një film për ju, çfarë titulli do t’i vendosnit? Çfarë emri do t’i vinit rrugëtimit tuaj?

    Berisha: Cilindo titull që të donte autori. Liria e fjalës dhe e mendimit është ligji dhe zgjedhja. Në ’90, në një intervistë, jam shprehur: S’e them liri se është zgjedhja. Në fakt është koncepti i ekzistecializmit, unë lexoja me shumë dëshirë ekzistencialistët në atë kohë. Kështu që thelbi i lirisë është zgjedhja. Le të zgjedhin cilindo, janë të lirë./Radar.al

    “Peshku i madh ha të voglin”/ Berisha flet për rininë: Enver Hoxha ndaloi me një dekret të gjitha…

    Si u njoh me Lilin? Berisha zbulon anën e tij romantike: Ajo është violina e parë…

    Enver Hoxha Mëkatet e Berishës sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Çmimi i naftës në tregjet nderkombëtare rritet ne nivelin më të lartë që nga viti 2022

    April 30, 2026

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.