Edhe deputeti demokrat Bledion Nallbati u përplas me policinë në protestën e sotme.
Ai u pozicionua përpara autobotit me ujë, duke e penguar atë të lëvizte.
FOTOT/ Shikoni si e rrethon Policia Gazment Bardhin, lëndohet deputeti i PD
Në një moment, deputeti demokrat dëgjohet kur i thotë policit “hiqe dorën, jam deputet”, ndërsa një efektiv me skafandër e kap atë nga dora.
Ndërkohë në një tjetër episod, teksa policia shpërndan protestuesit me ujë, presioni ka kapur edhe deputetin Nallbati.
Ky i fundit i revoltuar shihet teksa i nxjerr gishtin e mesit policisë.



