Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është lënduar në këmbë gjatë protestës së sotme, me tensione e përleshje.
Në këto foto shihen momentet para lëndimit, kur Bardhi është rrethuar nga forca të shumta policie.
Deputetët e PD u pozicionuan përpara autobotit me ujë tek Sheshi Willson dhe nuk e lejuan atë të lëvizte.
Më pas policia përdori gaz lotsjellës ndaj qytetarëve në këtë zonë.



