Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përmbytjet pas reshjeve/ Ministria e Mbrojtjes njofton evakuim të menjëhershëm në Bashkinë Vlorë dhe Novoselë

    January 8, 2026

    TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një njoftim zyrtar urgjent për evakuim të menjëhershëm të banorëve në Bashkinë Vlorë, konkretisht në Njësinë Administrative Novoselë, si pasojë e situatës së rënduar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

    Bazuar në njoftim, masa e evakuimit ndërmerret në zbatim të Ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar të Emergjencave Civile si dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile. Autoritetet theksojnë se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe ka karakter emergjent.

    Evakuimi do të realizohet përmes një koordinimi të ngushtë ndërinstitucional mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektit të Qarkut Vlorë dhe strukturave të emergjencave civile në bashki. Në bazë të legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin dhe zbatimin e evakuimit në territorin përkatës. Autoritetet bëjnë me dije se prioritet absolut në procesin e evakuimit do të kenë: fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, familjet që ndodhen në zona të izoluara.

    Transporti për largimin e banorëve nga zonat e rrezikuara do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) si dhe Forcat e Armatosura. Sa i përket strehimit të qytetarëve të evakuuar, Ministria e Mbrojtjes sqaron se menaxhimi i tyre do të kryhet nga Bashkia, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës. Gjatë këtij procesi do të realizohet regjistrimi i të evakuuarve në ambientet e strehimit të përkohshëm, sigurimi i nevojave bazë si ushqimi, veshmbathja dhe ndihma mjekësore, si dhe informimi periodik mbi ecurinë e situatës. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e dhëna në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat përgjegjëse, duke theksuar se çdo kërkesë për ndihmë duhet t’u drejtohet institucioneve publike të angazhuara në operacion.

    moti i keq novosele Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    June 26, 2026

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    June 26, 2026

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    June 26, 2026

    Gonxhja: Plazhet e menaxhuara nga bashkitë po ndikojnë në uljen e çmimeve edhe në sektorin privat

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.