Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Pervers, zhigolo”/ Vajza e Dr. Florit i del në mbrojtje Mirit: Nuk ka ndodhur kurrë që ai të kalojë limite

    E frikshme/ Rrufeja godet avionin e Maccabit gjatë fluturimit nga Madridi, panik në kabinë

    Prej katër ditësh nën ujë, banorët e Thumanës apel për ndihmë: Po e kalojmë natën jashtë, nuk kemi as ushqime

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përmbytjet në Fier shkaktojnë dëme të rënda në bujqësi, fermerët e Kafarajt drejt falimentimit

    January 9, 2026

    Përmbytjet e shkaktuara nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë kanë goditur rëndë fermerët në zonën e Kafarajt, në njësinë administrative Frakull të Fierit. Rreth 25 hektarë tokë të kultivuar me sera luleshtrydhesh janë përmbytur plotësisht, duke vënë në rrezik serioz jetesën e dhjetëra familjeve.

    Sipas fermerëve, niveli i ujit në sera ka arritur deri në dy metra, një situatë e paprecedentë për ta. Dëmet kanë prekur rreth 60 kultivues, në një moment kritik, pasi kultura e luleshtrydhes ndodhet në fazën e prodhimit.

    Fermerët shprehen se kjo është një situatë e përsëritur ndër vite dhe se mungesa e dëmshpërblimit i ka lënë të pambrojtur. Ata theksojnë se vetëm në përmbytjet e vitit 2015 kanë marrë një kompensim minimal, rreth 10% të dëmit të shkaktuar, ndërsa në rastet e tjera nuk kanë përfituar asnjë ndihmë.

    Të indinjuar, kultivuesit deklarojnë se ndonëse ndodhen në një gjendje katastrofike, asnjë institucion nuk ka shkuar në terren për të verifikuar situatën nga afër. Sipas tyre, dëmet janë të pallogaritshme, pasi ekonomia familjare e zonës mbështetet pothuajse tërësisht te të ardhurat nga kjo kulturë.

    “Po përpiqemi të shpëtojmë bimën, por prodhimi është shkatërruar plotësisht”, shprehen fermerët, të cilët njëzëri apelojnë për ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga shteti. Në të kundërt, ata paralajmërojnë se shumë prej tyre rrezikojnë falimentimin.

    Fier permbytjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Pervers, zhigolo”/ Vajza e Dr. Florit i del në mbrojtje Mirit: Nuk ka ndodhur kurrë që ai të kalojë limite

    January 9, 2026

    E frikshme/ Rrufeja godet avionin e Maccabit gjatë fluturimit nga Madridi, panik në kabinë

    January 9, 2026

    Prej katër ditësh nën ujë, banorët e Thumanës apel për ndihmë: Po e kalojmë natën jashtë, nuk kemi as ushqime

    January 9, 2026

    VIDEO/ Të armatosur me ka*ashnikov, bien në pranga dy shqiptarë në Spanjë, ruanin rreth një ton kana*is

    January 9, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet January 8, 2026

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    Alda Klosi ish-shefe kabineti te Arben Ahmetaj në kohën kur ky i fundit ka qenë…

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Caffe Monaco e Devolli Corporation rezulton me akrilamide në Kroaci

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 9 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për sot 8 Janar 2026

    Zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.