Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Erion Veliaj kallëzim penal: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

    Alarm nga moti i keq/ Mbyllen të gjitha shkollat në Athinë, mësimi kalon online

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Caffe Monaco e Devolli Corporation rezulton me akrilamide në Kroaci

    January 1, 2026

    Një njoftim alarmi është publikuar nga sistemi RASFF i Komisionit Evropian dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ku bëhet me dije se produkti  Caffe Monaco e prodhuar nga Devolli Corporation, ka rezultuar me prani të akrilamideve në Kroaci. Pavarësisht këtij njoftimi zyrtar, nga ana e AUVK nuk është sqaruar në mënyrë konkrete nëse janë marrë masa për tërheqjen e produktit nga tregu, nëse bëhet fjalë për të njëjtin lot të kafes apo nëse janë kryer analiza shtesë përmes marrjes së kampioneve në kompaninë prodhuese apo në rrjetet e marketeve ku ky produkt tregtohet.

    Kjo situatë ngre shqetësime edhe për tregun shqiptar, duke shtuar nevojën për vëmendje të menjëhershme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me qëllim marrjen e masave parandaluese në dobi të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore. Akrilamidet janë përkufizuar që në vitin 1994 nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si substanca potencialisht kancerogjene të klasës 2A. Studimet më të fundit tregojnë se ekspozimi i zgjatur dhe kronik ndaj akrilamideve mund të dëmtojë fibrat nervore dhe të rrisë rrezikun për sëmundje neurodegjenerative, përfshirë Alzheimerin.

    Një meta-analizë e publikuar në vitin 2022 në revistën shkencore “Frontiers in Nutrition”, e cila përfshiu 31 studime dhe mbi një milion persona, konstatoi një lidhje mes konsumit mesatar prej rreth 23 mikrogramësh akrilamide në ditë për një periudhë afatgjatë prej rreth 15 vitesh dhe rritjes së rrezikut për disa lloje kanceri, përfshirë ato të zgavrës orale, stomakut, ezofagut, prostatës, pankreasit dhe tiroides. Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, akrilamidet formohen kryesisht gjatë gatimit në temperatura të larta, veçanërisht në produkte me përmbajtje të lartë niseshteje, si patatet e skuqura, biskotat, pica dhe ushqime të tjera të përpunuara industrialisht, por edhe gjatë gatimit në kushte shtëpiake apo në furra me dru.

    Organizata evropiane Safe Food Advocacy Europe ka ritheksuar nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve mbi rreziqet që lidhen me këtë përbërës toksik, duke theksuar se transparenca, kontrolli i vazhdueshëm dhe reagimi i shpejtë institucional janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit publik.

    Screenshot
    caffe monaco Devollo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Erion Veliaj kallëzim penal: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

    January 20, 2026

    Alarm nga moti i keq/ Mbyllen të gjitha shkollat në Athinë, mësimi kalon online

    January 20, 2026

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    January 20, 2026

    Inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.