Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, lumi Vjosa del sërish nga shtrati

    January 11, 2026

    DURRËS– Shqipëria tashmë gjendet prej 6 ditësh e përmbytur ku situata vijon të jetë e vështirë në disa zona.

    Qarku i Durrësit ka qenë një ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit. Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uji nëpër banesa. Sakaq, në Sukth 2800 ha tokë ndodhen ende nën “pushtetin e ujit”.

    Gjatë natës dhe në vazhdim ne qarkun Fier ka patur reshje shiu me intensitet të ulët. Qarku i Lezhës ka qenë një ndër më të prekurit në reshjet intensive të shiut të kësaj jave.

    Pas 5 ditësh në “pushtetin” e ujit zona më problematike në qark vazhdon të jetë ajo e Kurbinit, ku konkretisht fshati Adriatik vijon të ketë probleme edhe pse një pjesë e urës së dëmtuar, e cila sillte prurje të mëdha uji në anën veriore të fshatit është riparuar përkohësisht.

    Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë.

    Në Vlorë, vijojnë prurjet e lumit Vjosë. Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën.

    Megjithatë, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novoselë janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda. Në Qarkun e Korçës vijojnë problematikat e lidhura kryesisht me furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukturën rrugore si pasojë e kushteve atmosferike./Radar.al 

    Fier Lumi Vjosa Përmbytjet në vend
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    April 30, 2026

    Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri

    April 30, 2026

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    April 30, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit dhe e shitjes së drogës, ndalohen 4 kolumbiano-domenikanet, organizatori në kërkim

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.