LIBRAZHD– Rruga e bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë.
Bëhet me dije se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke.
Ndërsa lëvizja masive e dheut ka dëmtuar punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm këtë segment rrugor.
Po ashtu është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe është vendosur sinjalistika për rrezikun që paraqet ky segment rrugor./Radar.al


