Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste janë konfirmuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në gjashtë bashki të vendit:
Tepelenë: Gramoz Sako
Berat: Ervin Ceca
Vlorë: Brunilda Mersini, deputete aktuale e PS-së dhe ish-drejtuese në Bashkinë e Vlorës
Cërrik: Florenc Doka – me eksperiencë të gjatë në administratën lokale
Mat: Altin Bojni
Tiranë: Ogerta Manastirliu – kandidatura e zyrtarizuar prej disa javësh
Kreu politik i PS për qarkun Vlorë, deputeti Bledi Çuçi, u shpreh se për zgjedhjen e Brunilda Mersinit u bazuan në eksperiencën e saj menaxheriale dhe njohjen e problematikave të qytetit:
“Kandidati duhet të kishte eksperiencë menaxheriale dhe të njihte qytetin. Brunilda Mersini, me vite përvojë në Bashkinë e Vlorës, është zgjedhja më e duhur për të vijuar punën dhe për të mbushur vakancën që la ish-kryebashkiaku.”


