Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One, paketa më të favorshme për pensionistët dhe studentët

    Kuvendi miraton me 74 vota marrëveshjen për huan 302 milionë dollarë nga SHBA për mbrojtjen, opozita mungon në seancë

    SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar nar*otikësh drejt Finlandës, zbardhet skema

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    PD kërkesë Policisë: Hiqni simbolet tona nga zyrat e Bashës!

    March 26, 2025

    Partia Demokratike i kërkon KQZ-së që të detyrojë Demokratët Euroatlantikë dhe Lulzim Bashën që të heqë logot dhe nënshkrimet e tjera që e lidhin me PD-në, në selinë e tij me qira.

    Kërkesa është depozituar nga Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD-së, më 21 mars, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, drejtuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, si dhe Policisë së Shtetit.

    “Jemi vënë në dijeni për keqpërdorimin e simboleve dhe logove të partisë tonë dhe Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Kemi marrë raportime nga mbështetësit tanë se veçanërisht në Njësinë nr. 5 në Tiranë, në rrugën “Nikolla Tupe”, ka logo dhe simbole të partisë tonë te zyra e vjetër”, thuhet në ankesën e depozituar.

    Dhe më tej shtohet se “përdorimi i këtyre simboleve në prag të fushatës dëmton interesat e ligjme të subjektit tonë”.

    “Kërkojmë nga KQZ dhe Policia e Shtetit marrjen e masave për heqjen e këtyre simboleve, logove dhe stemave nga këto zyra”, theksohet më tej.

    Kërkesa vjen menjëherë pasi janë konstatuar tabelat dhe logot e vjetra në selinë e Koalicionit Euroatlantik, pasi tani vula dhe firma e PD-së janë dhënë me vendim të formës së prerë të Apelit të Tiranës te Sali Berisha.

    Më herët kishte pasur edhe një kërkesë tjetër për heqjen e logove nga një prej zyrave me qira të degëve të marra nga Basha për zgjedhje, ku kishte tabela të PD-së. Ato u hoqën menjëherë pas urdhrit të KQZ-së.

    Basha aktualisht e ka dërguar rekursin e vulës në Gjykatën e Lartë dhe pret një vendim prej saj.

    Kërkesa e Partisë Demokratike, drejtuar KQZ-së:
    “Kjo kërkesë e jona ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të (keq)përdorimit publik nga disa individë të simboleve, logove dhe emblemës së Partisë Demokratike, simbole të cilat ka edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” PD-ASHM, koalicion zgjedhor i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike.

    Konkretisht, shqetësimi ynë vjen pas raportimeve nga degët tona në terren, ku konkretisht jemi informuar se në Njësinë nr. 5 në Tiranë, në Rrugën Nikolla Tupe, ekziston një ambient privat i veshur me simbolet e vjetra të Partisë Demokratike, të cilat prej shumë kohësh nuk përdoren subjekti ynë politik (bashkëngjitur fotot e ambientit në fjalë).

    Përdorimi i këtyre simboleve në ambiente publike, në fazën kur fushata zgjedhore zyrtare nis për pak javë, po dëmton interesat e ligjshme të subjektit tonë. Nga ana tjetër, ky ambient privat nuk duhet të konsiderohet (qëllimisht apo gabimisht) si ambient / zyrë elektorale e PD nga ana e KQZ.

    Ndaj, po i drejtohemi KQZ që nëpërmjet Inspektorëve të saj në terren, si dhe duke informuar edhe Policinë e Shtetit, të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e duhura administrative dhe ligjore, për heqjen e menjëhershme të këtyre simbole, stemave dhe logove jo-zyrtare të PD”.

    Basha logo PD simbole
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One, paketa më të favorshme për pensionistët dhe studentët

    July 27, 2026

    Kuvendi miraton me 74 vota marrëveshjen për huan 302 milionë dollarë nga SHBA për mbrojtjen, opozita mungon në seancë

    July 27, 2026

    SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar nar*otikësh drejt Finlandës, zbardhet skema

    July 27, 2026

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.