Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pas reagimit të Xhafajt mbi “Babalen”, Salianji plas bombën

    October 10, 2024
    Pas reagimit të Xhafajt mbi “Babalen”, Salianji plas bombën

    Demokrati, Ervin Salianji, prapa hekurave, ka reaguar menjëherë për rrëfimin e deputetit socialist Fatmir Xhafajt, në lidhje me dosjen e e njohur si “Babalja”.

    Salianji përgjatë reagimit të tij shprehet se Xhafaj me daljen e tij publike mbrëmë dështoi për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e përgatiti vetë.

    Ervin Salianji na ka zbuluar 10 fakte konkrete, ku shprehet se Xhafaj gënjeu përpara shqiptarëve.

    Deklarata për mediat e ligjvënësit demokrat Ervin Salianji:

    Fatmir Xhafaj dhe dështimi i tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e pregatiti vetë!

    10 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot!!

    Nga qelia e burgut po ju parashtroj çfarë deklaroi e mashtroi dhe faktet një pas një të ballafaquara.

    Por në parashtresë duhet të them që nënqesh fort me cinizmin që Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane, dhe jam krenar për veten që unë në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit dhe denoncoja trafikun e drogës të qeverisë. Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë me pafytyrësi.

    Kështu:

    F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

    Fakti: Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa),  ka deklaruar që investigimin e kam autorizuar unë. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë. Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Të gjitha të dhëna në dosje.

    F.Xhafaj tha: Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

    Fakti: Genc Qana prokurori ka kërkuar 6 muaj shërbim prove.

    F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

    Fakti: Unë Ervin Salianji, investigimin e kam marrë të gatshëm. Dëshmitariivetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitari i rremë Alizoti i cili flet kundër meje. Ndërkohë ky është dënuar në burg për dëshmi të rreme dhe ASNJË provë e vetme nuk ka për një komunikim timin me Alizotin. Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

    F.Xhafaj tha: Vëllai im Geroni në orën 3.30 ka qenë në Fier!

    Fakti: Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e pulseve telefonike të cilat I ka prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – 13.45 personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari Jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, në lokalin e Geron Xhafaj në Vlorë.

    F.Xhafaj tha: Komunikimin  e ka kryer Salianji.

    Fakti: Qelizat tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun.

    Dokumenti:

    F.Xhafaj tha: Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

    Fakti: Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë timen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë. Faktithënë para drejtësisë.

    F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!Fakti: Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu ithotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

    F.Xhafaj tha: Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.  Fakti: Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, pra denoncimi ndodhi.

    F.Xhafaj tha: Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

    Fakti: Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që mos të niste hetim I ri penal për Geron Xhafën nga drejtësia. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë. Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.

    F.Xhafaj deklaroi: Fatmiri përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

    Fakti: Atëherë Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje:  Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent?!

    LEXO EDHE: 

    Deputeti i PD u burgos për ‘Babalen’/ Xhafaj e zbulon: ‘Përgjimin’ e kishte Ervin Salianji, ia dha gazetarit

    “Prapa hekurave”/ Avokati na zbulon gjendjen e Salianjit

     

    10 faktet Salianji Xhafaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.