Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 milionë € më shumë se në 2025-ën

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    Zhdukja misterioze ose vdekja e dhjetë shkencëtarëve, Trump: Është çështje serioze

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Prapa hekurave”/ Avokati na zbulon gjendjen e Salianjit

    October 9, 2024
    "Prapa hekurave"/ Avokati na zbulon gjendjen e Salianjit

    Avokati i ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, Ledio Braho përgjatë një deklarate për mediat gjatë ditës së sotme u shpreh për depozitimin e një kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në Gjykatën e Tiranës që më 27 Shtator paradite.

    Sipas avokatit, pritet vendimmarrja e Gjykatës së Lartë tanimë, më 15 Tetor.

    “Sot gjykohej kërkesa që është dorëzuar më 27 Shtator paradite, pra përpara se të ekzekutohej vendimi dhe ishte kërkesë për shtyrje të ekzekutimit. Në rastin e zotit Salianji vendimi u ekzekutua në më pak se 24 orë, pra u përdor minimumi që njeh ligji pikërisht për të mos i dhënë mundësinë që ai të bënte kërkesë proceduriale. Në vijim presim kërkesën që do të gjykohet në Gjykatën e Lartë më 15 Tetor pasi aty mjeti procedurial që është ai i pezullimit, është i pranueshëm për t’u gjykuar.”

    I pyetur se si po i përjeton Salianji ditët në qeli, Braho u shpreh:

    Gjatë takimeve, është i qetë…E zgjodhi vetë që të shkonte e të dorëzohej pavarësisht propozimeve që bëri PD. Normalisht çdo personi kur i kufizohen liritë, e aq më tepër kur bëhet fjalë për një dënim me burgim kanë atë problematikën e ekzekutimit të vendimit. Ai do e çojë deri në fund pasi po vuan një dënim politik.

    Kujtojmë se Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej datës 27 Shtator 2024. Ish-deputeti demokrat akuzohet për “kallëzim të rremë publik” dhe Gjykata e Apelit të Tiranës e dënoi me 1 vit heqje lirie.

    Dënimi i tij u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan vendimmarrje politike. Opozita nisi me mosbindjen civile që në seancën plenare e kulmoi me protestën e së Hënës.

    LEXO EDHE: 

    Avokati i Ervin Salianjit: Jemi tërhequr nga kërkesa, presim që Gjykata e Lartë të pezullojë ekzekutimin e vendimit

    Avokati i Ervin Salianjit: Jemi tërhequr nga kërkesa, presim që Gjykata e Lartë të pezullojë ekzekutimin e vendimit

     

    avokati gjendja e Salianjit prononcim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 milionë € më shumë se në 2025-ën

    April 18, 2026

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    April 18, 2026

    Zhdukja misterioze ose vdekja e dhjetë shkencëtarëve, Trump: Është çështje serioze

    April 18, 2026

    Kontrolle të gjera në burgun e Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara dhe një sasi e dyshuar droge, shihni çfarë u gjet

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.