Pas dorëheqjes së disa drejtuesve të Bashkisë së Vlorës, të nxitura nga një inspektim i kryeministrit Edi Rama, është hapur zyrtarisht thirrja për aplikime për 12 pozicione të reja drejtuese në administratën vendore të qytetit bregdetar.
Deputeti i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, ka bërë publike hapjen e aplikimeve, duke u bërë thirrje profesionistëve të rinj brenda dhe jashtë vendit të bëhen pjesë e transformimit të Vlorës.
“Fuqia e ndryshimit nis nga TY, nga idetë e reja dhe nga ata që nuk qëndrojnë si spektatorë, por marrin përsipër përgjegjësi”, shkruan Çuçi.
Pozicionet e hapura përfshijnë:
Kryeinspektor në IMT
Drejtor i Policisë Bashkiake
Drejtor i Shërbimeve Publike
Drejtor i Gjelbërimit
Drejtor i Pastrimit
Drejtor i Mbrojtjes Civile
Drejtor i Qendrës Kulturore për Fëmijë
Drejtor i Shtëpisë së Foshnjës
Drejtor i Teatrit “Petro Marko”
Drejtor i Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
Drejtor i Auditimit të Brendshëm
Drejtor i Protokoll-Arkivës
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare të Bashkisë Vlorë, ku janë publikuar të gjitha kriteret dhe procedurat ligjore që duhet të ndiqen.


