Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Brazil ku 13 persona janë vrarë në katër ditët e fundit në Porto Velho, pas përplajses së bandave me forcat e sigurisë kanë ngritur shqetësime për rritjen e krimit.
Mediat e huaja raportojnë se tetë persona janë vrarë në sulmet e bandave dhe pesë të tjerë kanë vdekur në përleshjet me policinë që nga mëngjesi i së martës.
Më tej mësohet se bandat I vunë flakën 20 autobusëve, përfshirë autobusët e shkollave, ndoshta si hakmarrje për operacionet e fundit të policisë.
Për arsye sigurie, autoritetet kufizuan linjat e transportit publik, të cilat kryhen nën shoqërimin e mjeteve të policisë.
Qeveria federale ka urdhëruar vendosjen e forcave shtesë të sigurisë në shtetin e Rondonia për të forcuar policinë lokale që përpiqet të kontrollojë një valë dhune që është përshkallëzuar në tre muajt e fundit.
Drejtoria e policisë së Porto Velhos fajësoi për trazirat organizatën kriminale Comando Vermelho (CV), e cila ka nisur një breshëri sulmesh kundër policisë në hakmarrje për bastisjet në një kompleks banesash nën kontrollin e saj.


