Deputeti Tomor Alizoti është eksponenti i radhës nga Partia Demokratike i cili duket se po “përgatit terrenin” dhe opinionin publik se protesta e 7 tetorit nuk do të jetë aspak e qetë e mund të degjenerojë dhe në dhunë, shkruan Radar.al.
I pari tregues për këtë argument është fakti që PD e ka paralajmëruar që kjo protestë nuk do të ketë fjalime. E kur nuk ka fjalë, ka veprime.
Por veprimet deputetët opozitarë i kanë treguar deri më tani me thyerjen dhe djegien e karrigeve të tyre në Parlament, shkruan Radar.al.
Po ashtu edhe me djegien e manekinave para Parlamentit.
Deputetë të tjerë në intervista televizive kanë dhënë mesazhe që të bëjnë të mendosh për një skenar dhune.
Asllan Dogjani ishte i fundit që tha se qytetarët në Amerikë kanë të drejtë të marrin armët kur qeveria punon kundër interesit të njerëzve, shkruan Radar.al.
Ndërsa Saimir Korreshi paralajmëroi se kjo protestë ‘do tundë themelet’.
Sot, dy ditë para protestës, është Tomor Alizoti që tha se shqiptarët mund të sillen pak si berlinezë apo parisienë. Të gjithë i kujtojmë protestat e qytetarëve në Paris që kanë degjeneruar në dhunë dhe madje Macron është detyruar të vendosë dhe shtetrrethim, shkruan Radar.al.
Alizoti tha se protesta është shfryrja e një zemërimi që ka një shoqëri.
“Nuk jam pjesë e atyre që janë marrë me detajet e organizimit të protestës, por di të them se nga qytetarët që takoj, ato duan reagim të fortë”, tha Alizoti.
Deputeti demokrat tha se opozita duhet të jetë radikale, të mbrojë interesat e grupit të saj, por edhe të atyre qytetarëve që e kanë votuar dhe e mbështesin.
Alizoti u shpreh se e keqja ndalet me forcë dhe hyj te ata që thonë se Bota është një vend i rrezikshëm që respektohet i fuqishmi.
“Ne duhet të rikthejmë historinë e Shqipërisë. Kjo parti që është sot në pushtet një gjë që e ka bërë mirë është që të burgosë shqiptarët. Ka një kombinim të mafies, të autokracisë, ku është rreziku më i madh i shqiptarëve”, tha Alizoti.
Përgatiti Radar.al
LEXO EDHE
I lanë jashtë Kuvendit/ Deputetët e PD “djegin” vëllezërit Rama dhe Xhafaj (FOTO)
LAJM I FUNDIT/ Djegia e karrigeve në parlament, merret vendimi. Përjashtohen këta deputetë


