Opozita ka paralajmëruar se të hënën e 7 tetorit, do të zhvillojë një protestë kombëtare që do të ketë elementët e mosbindjes civile.
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka shokuar kur ka marrë shembullin e Amerikës, dhe tha se atje populli ka të drejtë të marrë armët nëse qeveria punon kundër interesave të njerëzve.
“Protesta nuk është e opozitës por e popullit dhe që të largojmë këtë qeveri. Mospajtimi me të keqen nis në orën 18 :00 te Kryeministria dhe i bëj thirrje gjithë popullit të jetë në shesh sepse në fund të fundit demokracia ëshë numër. Do të jetë një protestë masive dhe do të përdorim të gjitha format dhe metodat demokratike për ta larguar sa më parë këtë qeveri.
Unë e kam thënë dhe një herë tjetër që në Amerikë në Nenin/2 të kapitujve të Kushtetutës thuhet që nëse qeveria amerikane punon kundër interesave të Amerikës , qytetarët amerikanë kanë të drejtë të marrin armët. Unë nuk po them këtë, por në bazë të Kushtetutës sonë kemi të drejtë të protestojmë. Nuk ka qeveri që e ndalon fuqinë e një populli të bashkuar”, tha ai në RTSH.


