Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin këtë të mërkurë për masat ndaj 24 deputetëve të opozitës, që u përfshinë në akte dhune më 30 shtator në seancën plenare, ndërsa dogjën dhe karriget e tyre.
Sekretariati vendosi përjashtimin e Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Blediaon Nallbati me 60 ditë.
Edi Paloka përjashtohet 10 ditë, ndërsa deputetët e tjerë 40 ditë.
Kujtojmë se edhe këtë të mërkurë mbledhjet e Komisioneve parlamentare nuk janë zhvilluar normalisht pas bojkotit të deputetëve të PD.
Ndërsa Sekretariati i Etikws pati përplasje, ku Flamur Noka shkuli mikrofonin duke detyruar Klotilda Bushkën të mbylle mbledhjen ku do të diskutohej për masën disiplinore të kërkuar nga grupi i PS për 24 deputetët opozitarë.
LEXO EDHE


