Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

     Vr*u të bijën në Tiranë/ Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit palestinez në Shqipëri

    “E gjetën të varur në dritare”/ Tentoi të grabiste banesën por humbi jetën, vëllai i pronarit: Ishte me maskë dhe doreza

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    July 2, 2025
    Model i ndërtimit të dy urave të reja në Mitrovicë

    Për qeverinë e Kosovës ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër është shenjë e përkushtimit të saj që veriu dhe jugu në Mitrovicë të lidhen sa më shumë. Ambasada gjermane mendon ndryshe.

    Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në vënien e gur themelit për ndërtimin e dy urave të reja në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës. Kurti tha se qeveria e tij synon ta lidhë Mitrovicën e veriut dhe atë të jugut. Pjesa veriore e Mitrovicës banohet me shumicë serbe, ndërsa ajo jugore me shumicë shqiptare. Bashkimi Evropian javën e shkuar i kishte bërë thirrje qeverisë Kurti për përmbajtje nga ky veprim, dhe se çdo vendim duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

    Paratë të investohen më mirë për nevojat qytetare

    Ambasada gjermane në Prishtinë ngriti shqetësimin për veprime të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese. Ndërtimi i dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, që pritet të përfundojnë në vjeshtë, sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tregon përkushtimin e qeverisë së tij, “që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime.” Kur u pyet, se a është koordinuar paraprakisht me Bashkimin Evropian për ndërtimin e këtyre dy urave,  ai tha se “gjithçka që bëjmë ne është në përputhje me planet tona, sipas ligjit, dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht dhe ne ua shpjegojmë me përpikëri”.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë shprehet, se do të sillte përfitime shumë më të mëdha riorientimi i burimeve të pakta publike të Kosovës drejt prioriteteve sociale, dhe “në vend të lëvizjeve për ndërtimin e dy urave të reja, paratë mund të investohen në gjëra që e rrisin mirëqenien e qytetarëve”. Kështu është shprehur për mediet lokale, Christian Böttcher zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën Gjermane. Ajo e mbështet plotësisht thirrjen e Bashkimit Evropian drejtuar qeverisë së Kosovës që “të përmbahen nga ndërtimi i dy kalimeve të reja mbi lumit Ibër në Mitrovicë. Në vend të veprimeve të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese, siç është ndërtimi i dy urave të tjera, duhet të adresohen sfida shumë më urgjente”.

    Nisma e dështuar e hapjes së Urës mbi Ibër
    Vitin e shkuar Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kishte ndërmarrë një nismë për të hapur për qarkullim të automjeteve urën kryesore mbi Ibër, e cila që nga përfundimi i luftës ishte simbol i ndarjes së qytetit në dy pjesë, atë veriore e banuar me shumicë serbe dhe atë jugore e banuar me shumicë shqiptare. Kjo nismë u kundërshtua nga banorët e veriut dhe bashkësia ndërkombëtare.

    Misioni i NATO-s në Kosovë, përkatësisht karabinierët italianë të KFOR-it, vazhdojnë të jenë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër. KFOR kishte thënë se “çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, dialog ky i cili që nga viti 2011, ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, thotë se qeveria e tij është, “për t’u hapur edhe ura kryesore mbi lumin Ibër”, dhe nga ky synim, siç thotë, “nuk heqim dorë asnjëherë”. “Prej neve është kërkuar t’i bëjmë matjet për ta vlerësuar qëndrueshmërinë e urës. I kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Se kur do të hapet ura varet edhe nga karabinierët italianë. Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd, përfshirë karabinierët italianë, prandaj po i presim kur të binden ata, siç jemi të bindur edhe ne se ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve, jo për persona të uniformuar”, tha Kurti.

    Në vitin 2014, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kishte një dakordim që ura kryesore mbi lumin Ibër të hapet për qarkullim edhe të automjeteve. Sipas një plani, pas rivitalizimit të urës, hapja e plotë duhej të bëhej në janar të vitit 2017. Kjo nuk u zbatua në praktikë për shkak të tensioneve të kohë pas kohshme në veri të Kosovës dhe frikës së bashkësisë ndërkombëtare për përshkallëzim të situatës edhe ashtu të brishtë në veri të Kosovës./DW

    Pranoi se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari

    Ambasada gjermane Mitrovice
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

    April 13, 2026

     Vr*u të bijën në Tiranë/ Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit palestinez në Shqipëri

    April 13, 2026

    “E gjetën të varur në dritare”/ Tentoi të grabiste banesën por humbi jetën, vëllai i pronarit: Ishte me maskë dhe doreza

    April 13, 2026

    Shqipëria bllokon doganat me Malin e Zi, Sebinë dhe Bosnjen nga data 14-16 Prill

    April 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, parashikimi i horoskopit 13 Prill 2026

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.