Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku një mjet i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga një efektiv, ka goditur një 13-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, fëmija ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha në momentin kur është përplasur nga automjeti.
Pas aksidentit, i mituri është transportuar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se 13-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me aksidentin.


