Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Paqja Fiskale/ 507 milionë euro borxhe tatimore dhe doganore falen për vitet 2014 e më parë, skema e detajuar e lehtësimeve

    November 5, 2025

    Qeveria ka prezantuar projektligjin për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore të papaguara, i cili përfshin borxhet e krijuara gjatë një periudhe 10-vjeçare dhe ka nisur procedurën e konsultimeve me grupet e interesit. Sipas Ministrisë së Financave, detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2014 do të fshihen tërësisht, duke përfshirë tatimet dhe doganat, ndërsa për kontributet shoqërore dhe shëndetësore fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo principalet.

    Sipas të dhënave zyrtare, fatura e borxheve të papaguara për periudhën deri në fund të 2014 arrin vlerën 507.3 milionë euro, nga të cilat 295 milionë euro janë borxhe tatimore dhe 257.6 milionë euro borxhe doganore.

    Si do të funksionojë skema e faljes?

    Për periudhën deri më 31 dhjetor 2014: detyrimet tatimore dhe doganore fshihen plotësisht; për kontributet shoqërore/shëndetësore fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat.

    Për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019: lehtësirat janë me kushte. Subjekti duhet të paguajë pjesërisht detyrimin (50% menjëherë ose 75% në këste brenda datave 30 qershor 2026 ose 31 dhjetor 2026) për të përfituar fshirjen e gjobave dhe interesave.

    Për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024: nuk falet principali, por fshihen gjobat dhe kamatëvonesat vetëm në rast të pagesës së plotë deri më 31 dhjetor 2026.

    Rreth 207 mijë tatimpagues debitorë janë të regjistruar, por përjashtohen ata që kanë vendime gjyqësore të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore ose doganore.

    Totali i borxheve të papaguara deri në fund të vitit 2024 për tatime dhe dogana shkon në rreth 211 miliardë lekë (1.7 miliardë euro). Megjithatë, iniciativa e quajtur “Paqja Fiskale” fokusohet kryesisht tek detyrimet shumë të vjetra deri më 31 dhjetor 2014 në vlerën e 507 milionë eurove, duke e konsideruar si një hap për “pastrimin” e stokut të borxheve të vjetra dhe përmirësimin e financave publike, por jo gjithëpërfshirës për të gjithë tatimpaguesit.

    Ministria e Financave thekson se përfitimi i lehtësimeve kërkon përmbushjen e kushteve të qarta dhe nuk përfshin kontributet e papaguara të vetëpunësuarve në sigurime shoqërore dhe shëndetësore, duke lënë kështu një pjesë të konsiderueshme të detyrimeve në ngarkim për disa kategori.

    borxhe tatimore Paqja fiskale skema
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    June 26, 2026

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    June 26, 2026

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    June 26, 2026

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.