Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Pamjet që ndezën rrjetin/ Aktori i njohur shfaqet me partneren 34 vite më të re, çfarë po ndodh mes tyre

    January 16, 2026

    Aktori i njohur amerikan Sean Penn, 65 vjeç, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pas publikimit të disa pamjeve ku shfaqet krah partneres së tij, Valeria Nicov, e cila është 34 vite më e re se ai.

    Çifti u fotografua teksa po bënte pazar në Santa Monica, por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale nuk ishte vetëm diferenca e madhe e moshës. Kontrasti i dukshëm në gjatësi mes tyre mjaftoi që pamjet të shpërndaheshin me shpejtësi, duke ndezur komente ironike dhe kritike online.

    “Duhet të jetë shumë i shkurtër”, “Ajo duket si vajza e tij”, “Çifti më i çuditshëm që kam parë”, por edhe “Më pëlqen një burrë që nuk është i kompleksuar”, janë disa nga reagimet që qarkulluan gjerësisht në platforma të ndryshme.

    I njohur për diskrecionin ndaj jetës private, Sean Penn nuk ka folur publikisht për lidhjen me Valeria Nicov dhe nuk e ka përmendur atë në intervista. Megjithatë, thashethemet për romancën e tyre nisën në shtator të vitit 2024, kur u panë së bashku në Madrid.

    Konfirmimi i parë publik erdhi në nëntor, kur të dy u shfaqën në tapetin e kuq të edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakesh, ku Penn u nderua për kontributin dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme në kinematografi.

    Sean Penn ka pasur një jetë sentimentale të bujshme. Ai është martuar tri herë: me Madonnën (1985–1988), me Robin Wright (1996–2010) dhe me aktoren australiane Leila George, me të cilën u martua në vitin 2020 dhe u divorcua në vitin 2022.

    Ndër vite, aktori është lidhur gjithashtu nga mediat amerikane me emra të njohur si Charlize Theron, Scarlett Johansson dhe Olga Korotyaeva.

    aktori Sean Penn
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    June 26, 2026

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    June 26, 2026

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    June 26, 2026

    Gonxhja: Plazhet e menaxhuara nga bashkitë po ndikojnë në uljen e çmimeve edhe në sektorin privat

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.