TIRANË– Radar.al ka siguruar pamjet që tregojnë momentin kur ka nisur zjarri në zonën e tregut pranë “5 Majit”, në Tiranë duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe dëme materiale të konsiderueshme.
Në pamje shihet se në një nga strukturat ka dalë tym dhe më pas flakët përhapen me shpejtësi. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një defekti elektrik, megjithatë shkaqet e sakta mbeten ende nën hetim.
Deri më tani të paktën 50 subjekte që ushtronin veprimtari tregtare në kapanonin ku nisën flakët, janë djegur plotësisht. Por, fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar. Nga informacionet e deritanishme dyshohet se zjarri i rënë mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike./Radar.al


