DURRËS- Janë publikuar pamjet e momentit kur makina tip Benz, me shpejtësi të madhe, merr përpara të miturit, dy prej të cilëve u kalon mbi trup.
Shoferi Nikoll Radaçi shihet teksa zbrit nga makina, afrohet dhe më pas largohet.
“O zot çfarë është bërë.”- dëgjohen të bërtitura.
Makina e drejtuar nga 57-vjeçari është ngjitur në trotuar ku ndodheshin 3 djemtë duke luajtur me top dhe ka marrë zvarrë dy prej tyre duke i lënë të vdekur në vend, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Me shpejtësi janë afruar banorët që ndodheshin aty pranë ndërsa dëgjohen britma dhe të bërtitura nga pamjet e rënda.
Sipas raportimeve, 2 prej fëmijëve janë vëllezër, ku njëri ka ndërruar jetë në vend bashkë me kushëririn dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Shoferi, i cili tashmë është vënë në pranga, njihet si problematik./Radar.al
https://www.instagram.com/reel/DX4X55xMcLw/?igsh=MXN4ZWJjN3ZzMGJoYg==


