Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën e Madhe, në Tiranë. Një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.



