TIRANË– Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Lajmi u konfirmua nga ish-nusja e djalit të të ndjerit, Monika Kryemadhi.
Ajo ju drejtua gazetarëve gjatë momentit kur po hynte në ambientet e SPAK: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh.
Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024 dhe është lejuar nga autoritetet të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Ceremonia pritet të zhvillohet në Çepan të Skraparit, ku Rexhep Meta do të përcillet për në banesën e fundit./Radar.al


