PRISHTINË– Mbrëmë spektakli në “Big Brother Vip Kosova” ka nisur ndryshe. Drejtuesit e programit, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti i kanë dërguar mesazh ngushëllimi producentes së programit, Olsa Muahmeti, e cila sot ka humbur nënën e saj.
Duke i shprehur mbështetjen e të gjithëve, Jonida dhe Alaudini i shprehën ngushëllimet Olsën pas lajmit të hidhur.
Ndërsa vetë Olsa në faqen e saj zyrtare në Instagram, ka publikuar një InstaStory ku shkruan: Luftuam kaq shumë o ma! Ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim!”./Radar.al



