Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërprerjet e ndeshjeve në Botëror për hidratim, Kloop del kundër FIFA-s: Ka menduar për sponsorat

    Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

    Mbërrin në Shkodër vepra e Gjon Milit, emër i madh i fotografisë botërore i shekullit XX

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ols Dado mund të bëhet dëshmitari i pafajësisë së Erion Veliajt në GJKKO (FOTO)

    February 14, 2025
    Ols Dado mund të bëhet dëshmitari i pafajësisë së Erion Veliajt në GJKKO (FOTO)

    Dossieri i hartuar nga gjykatësi Erion Bani kundër Erjon Veliajt, bazon akuzën për korrupsionin e kryetarit të bashkisë mbi kontributin ekonomik që 6 sipërmarrës i kanë dhënë OJF-ve të Ajola Xoxes në formë sponsorizimesh për aktivitete artistike ose konsulenca ligjore, në këmbim të lejeve të ndërtimit të lëshuara nga bashkia. Kontributet ekonomike, të paguara gjithmonë me fatura, nuk lidhen drejtpërdrejt me Erjon Veliajn, por me OJF-të e bashkëshortes së tij ose me studion e saj ligjore, dhe madje edhe në aspektin kohor nuk përputhen gjithmonë me momentin e dhënies së lejeve të ndërtimit. Gjithsesi, gjykatësi i GJKKO ka besuar në teorinë e prokurorit Ols Dado, i cili ka udhëhequr hetimet, dhe për këtë arsye ka urdhëruar arrestimin e Erjon Veliajt dhe sipërmarrësit Elman Abule, si dhe “detyrim paraqitjeje” për 5 sipërmarrës të tjerë, të dyshuar si korruptoret.

    Leja e ndërtimit nuk është një tender publik, ku garojnë disa kompani dhe vetëm një mund të fitojë. Në raste të tilla, ndodh që një sipërmarrës të korruptojë autoritetin kontraktues për të fituar projektin. Në këto raste, nëse provohet, korrupsioni është i qartë.

    Por leja e ndërtimit është një e drejtë që i takon ekskluzivisht pronarit të tokës dhe që kryetari i bashkisë ka detyrimin ta japë, me kushtin e vetëm që ndërtimi të respektojë rregulloret urbanistike. Nëse ky kusht përmbushet dhe kryetari refuzon dhënien e lejes së ndërtimit, atëherë ai kryen veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Pra, krimi ndodh kur një leje ndërtimi refuzohet padrejtësisht dhe jo kur jepet në mënyrë legjitime. Në asnjë moment hetimi i SPAK nuk pretendon se lejet e ndërtimit të dhëna nga Erjon Veliaj, në këmbim të sponsorizimeve për Ajola Xoxen, janë dhënë në shkelje të ligjit urbanistik. Atëherë, pse sipërmarrësit do të paguanin bashkeshorten e Erjon Veliajt duke e ditur se leja e ndërtimit ishte e drejta e tyre?

    Teoria akuzuese e prokurorit Ols Dado është se Erjon Veliaj kërkonte pagesa ose favore edhe kur leja e ndërtimit ishte e ligjshme dhe e detyrueshme për t’u dhënë. Dhe pikërisht këtu hyn në lojë konflikti i interesit. Në datë 9 shtatori 2021 Ols Dado, së bashku me një grup pronarësh të tjerë, ka marrë nga Erjon Veliaj leje ndërtimi U-14098/4 për ndërtimin e një pallati 9-katësh (me 2 katesh nëntoke) në rrugën e Bogdaneve. Pyetja që duhet bërë është: A ka paguar edhe Ols Dado Erjon Veliajn për të marrë këtë leje ndërtimi? A ka qenë edhe Ols Dado i detyruar të sponsorizojë aktivitetet e Ajola Xoxes, përndryshe Erjon Veliaj do t’ia kishte refuzuar lejen e ndërtimit, ndonëse me ligj ai kishte të drejtë ta merrte?

     

    Përgjigja është thelbësore. Sepse nëse, siç besojmë, Ols Dado nuk ka paguar kryetarin e bashkisë për të marrë atë leje ndërtimi, atëherë teoria e tij akuzuese rrëzohet. Në këtë rast, pikërisht Ols Dado, i cili ka kërkuar arrestimin e Erjon Veliajt, bëhet dëshmitari që vërteton se Erjon Veliaj nuk kërkonte para për të dhënë leje ndërtimi, duke dëshmuar kështu pafajësinë e tij.

    Kjo është prova e qartë e konfliktit të interesit. Ols Dado ndodhet në një pozicion të dyfishtë: ai është përfaqësues i akuzës, por edhe një dëshmitar i mundshëm i mbrojtjes. Për këtë arsye, Kryeprokurori Altin Dumani nuk duhet ta kishte lejuar kurrë Ols Dadon të udhëhiqte këtë hetim, sepse konflikti i interesit i krijuar nga ajo leje ndërtimi mund të rrezikojë të gjithë procesin. Nëse e ka ditur për ekzistencën e saj, Altin Dumani ka gabuar duke e konfirmuar Dadon në këtë çështje. Nëse Altin Dumani nuk e ka ditur për lejen e ndërtimit të marrë nga Erjon Veliaj, atëherë Ols Dado ka tradhtuar besimin e tij dhe tani ai vete duhet të tërhiqet./ Shqiptarja.com

    dëshmitari i pafajësisë Erion Veliajt në GJKKO ols dado
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërprerjet e ndeshjeve në Botëror për hidratim, Kloop del kundër FIFA-s: Ka menduar për sponsorat

    June 14, 2026

    Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

    June 14, 2026

    Mbërrin në Shkodër vepra e Gjon Milit, emër i madh i fotografisë botërore i shekullit XX

    June 14, 2026

    Banorët kundërshtojnë rrethimin e burimit të ujit në Dardhë, reagojnë duke hequr gardhin e HEC-it

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.