Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

    “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

    Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

    June 14, 2026
    Shqipëria abuzon shumë me antibiotikët, që nga 1990, mbi 300 vdekje çdo vit për shkak të rezistencës mikrobike

    Abuzimi me antibiotikët ka vendosur në alarm gjithë botën për rritjen e rezistencës së mikrobeve ndërkohë që edhe Shqipëria klasifikohet si vend me mbi përdorim të lartë të antibiotikëve duke bërë që shumë infeksione bakteriale të bëhen të vështira në trajtim.

    “Sot një mjek është në vështirësi se çfarë antibiotiku duhet të përdor për trajtimin e një infeksioni bakterial. Sipas Institutit të Statistikave përdorimi i antibiotikëve sidomos në këto 4-5 vitet e fundit kemi pasur një trend rritje”, u shpreh Edmond Puca, mjek infeksionist , QSUT.

    Si pasojë e rezistencës antimikrobike vendi ynë bazuar në të dhëna zyrtare është përballur me vdekje dhe ditë qëndrim më të lartë në spitale

    “Dimë që të paktën 300 pacientë në vit vdesin vetëm nga antibiotik rezistenca në Shqipëri dhe më shumë se sa 1000 pacient vdesin dhe nga mbivendosja e antibiotik rezistenca sepse kanë dhe faktor të tjerë shoqërues”, tha Aurora Dollenberg, mjeke.

    Fajtor për këtë situatë jemi të gjithë thonë mjekët. Si mjekët ashtu edhe qytetarët që I përdorin ato pa rekomandim kudo.

    “Ne kemi raste siç është gripi, ku një pjesë e mirë jo vetëm e mjekëve por edhe e familjarëve që shkojnë e marrin vet në farmaci përdorimin e antibiotikëve”, theksoi mjeku.

    “Të rritur abuzojnë me antibiotikët dhe nuk e kanë formimin që, nuk shkohet në farmaci të blihet një antibiotik sikur të jenë vitamina”, tha mjekja.

    Infeksionet e traktit urinar, pneumonitë bakteriale, infeksionet e gjakut sepsa, infeksionet spitalore , ato seksualisht të transmetueshme dhe turbekulozi, janë ato më të shpeshta që shfaqin rezistencë. Trajtimi i tyre i kthyer tashmë në sfidë u bë tema qendrore e kongresit të 27 evropian me mjeke dhe studiues nga vende të ndryshme të Evropës. /rtsh.al

    antibiotikë mbi 300 vdekje çdo vit Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

    June 14, 2026

    “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

    June 14, 2026

    Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

    June 14, 2026

    Ndërprerjet e ndeshjeve në Botëror për hidratim, Kloop del kundër FIFA-s: Ka menduar për sponsorat

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.