Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    E pazakontë/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Veliaj për Olsi Dadon: I vetmi që Saliu i kërkoi falje, duhet t’i bësh një shërbim të pamundur

    February 11, 2025
    Veliaj për Olsi Dadon: I vetmi që Saliu i kërkoi falje, duhet t’i bësh një shërbim të pamundur

    Një ditë pas arrestimit të tij të kërkuar nga SPAK, ka ardhur reagimi i parë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

    Reagimin Veliaj e nisi me situatën në lidhje me djalin e tij për të cilin u shpreh se nuk do të shkonte dot në shkollë I shoqëruar nga prindërit e tij.

    Përgjatë postimit Veliaj e cilëson prokurorin e çështjes si individi pervers, i cili ka sajuar historinë dhe akuzat e ngritura ndaj tij dhe të shoqes, Ajola Xoxa.

     Erion Veliaj:

     Të dashur miq,

    Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.

    Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.

    Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

    Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.

    A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion.

    Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.

    Çdo blerje të bërë nga familja ime e kam të deklaruar Vjen reagimi i parë nga Erion Veliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    June 14, 2026

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    June 14, 2026

    E pazakontë/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët

    June 14, 2026

    Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.