Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Hamilton shkëlqen në Barcelonë dhe korr fitoren e parë me Ferrari, tërhiqen Antonelli dhe Leclerc

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Avokati nxjerr hapur prokurorin: Olsi Dado merrte në telefon gruan e Veliajt

    February 14, 2025
    Avokati nxjerr hapur prokurorin: Olsi Dado merrte në telefon gruan e Veliajt

    Në një intervistë për “Qua Vadis” avokati i njohur Kujtim Ibraj u shpreh se masa e arrestit me burg për kryebashkiakun është shumë e rëndë referuar veprave për të cilat akuzohet.

    Sipas avokatit nëse Veloiaj akuzohet për vjedhje të tjera të buxhetit të bashkisë dhe për aferën e inceneratorit të Tiranës, atëherë ai do dënohej me burg para shumë kohësh.

    Më tej Ibraj komentoi dhe debatin mes prokurorit Olsi Dado dhe Erion Veliajt gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë.

    Ai shpjegoi se Veliaj kundërshtoi mënyrën e thirrjes së bashkëshortes së tij, duke pretenduar se ajo duhej të ishte njoftuar me fletëthirrje zyrtare dhe jo përmes telefonit.

    Pjesë nga intervista:

    Borakaj: Duhej të arrestohej Veliaj?

    Ibraj: Nëse flasim vetëm për këto vepra penale, masa e arrestit me burg është e rëndë. Por nëse bëhet fjalë për vjedhje të tjera të buxhetit të bashkisë dhe për inceneratorin e Tiranës, ai duhej të ishte arrestuar më herët. SPAK një ditë do të përballej me politikën. Nëse shkelet e drejta, politika nuk ta fal.

    Borakaj: A ka shkelur të drejtat e njeriut deri tani SPAK?

    Ibraj: Në Francë, gjyqtarët mbulojnë hetimet dhe prokurori nuk guxon ta çojë çështjen në gjyq pa miratimin e gjyqtarit. Prokurorët e SPAK nuk kanë pse të marrin masa me ngutje. Nëse një dëshmitar ndjehet i intimiduar, ai mund të bëjë kallëzim. Debati që është bërë mes Olsi Dados dhe Veliaj ka qenë pse më ke thirrur bashkëshorten nëpërmjet thirrjeve telefonike. Sepse çohet fletëthirrje.Kjo është një shkelje e procedurës.

    Borakaj: Si duhet të funksionojë sistemi?

    Ibraj: Me fletëthirrje, si për të gjithë qytetarët e tjerë. Nuk mund të thërrasësh dikë në orën 20:00 të natës dhe t’i thuash që të paraqitet të nesërmen pa dhënë një shpjegim të qartë. Nëse synojmë standardet e Bashkimit Evropian, nuk mund të përdorim standarde të dyfishta si në kohën e Enverit, ku dikush urdhërohej të paraqitej menjëherë. Kjo krijon një situatë të pakëndshme dhe të padrejtë.

    LEXO EDHE:

    Ardit Gjebrea reagon për Veliajn: Duhet të buçasim për punën tënde. Ti e bëre Tiranën

    Dhjetëra qytetarë mbështetën Veliajn para SPAK/ Ministri Hoxha: Nuk ishin protestues, por simpatizantë

    Avokati nxjerr hapur prokurorin gruan e Veliajt Olsi Dado merrte në telefon
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Formula 1/ Hamilton shkëlqen në Barcelonë dhe korr fitoren e parë me Ferrari, tërhiqen Antonelli dhe Leclerc

    June 14, 2026

    E çuditshme/ Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes

    June 14, 2026

    Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

    June 14, 2026

    E pazakontë/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.