TIRANË-Ditën e sotme Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar lidhur me qytetarët e mbledhur një ditë më parë para godinës së SPAK në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua të hënën e 10 Shkurtit.
Në një komunikim për mediat para se të hynte në Parlament, Hoxha deklaroi se policia nuk ndërhyri për shkak se personat nuk ishin protestues, por simpatizantë.
“Në kushtet e një mase sigurie, policia e shtetit merr masat për të siguruar SPAK, e ka me detyrë, aty ndodhen edhe punonjësit e Gardës që ndodhen në krye të detyrës. Ata patën një vështirësi dje për shkak të grumbullimit të papritur, të personave që ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar”, tha ministri Hoxha./Radar.al


