I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë seancës së sotme ka zbuluar se qëllimi i tij në përfshirjen e krimeve të rënda ishte që të bëhej “boss“.
Ditën e sotme Nuredin Dumani përmendi dhe tentativën e vrasjes së kunatit të motrës së Besmir Haxhisë për 100 mijë euro.
I penduari i drejtësisë shpjegoi se iu ofruan rreth 100 mijë euro pagesë, ku 60 mijë paund do i merrnin i vëllai i tij, Dashnori Dumani dhe Altin Ndoci.
“Dashnor Dumani dhe Altin Ndoci do merrnin 60 mijë paund. Unë vetëm do i prisja, nuk e di sa lekë do më jepnin. 10, 15, 20 mijë… Altini do ishte ekzekutor, Dashnori shofer, Besmiri informator, unë do isha pritësi. Unë do e jepja informacionin te Ura e Draxhit. Do merrja këta me makinë. Nga gjendja ekomonike në këtë periudhë isha “Jo Bos”. Bosi fillon nga 5 milionë në 100 milionë, pastaj nis Big Bosi. Altini e kishte zanat ekzekutimin. “Baca” ja dha porosinë Dashnorit. Altinin e propozoi Dashi të ishte pjesëmarrës. Me makinën që u përdor për vrasjen e Andi Zylyfit u tentua dy herë vrasja e personit në fjalë. Ky personi punonte me kamera, montonte kamerat. Kur jam takuar me Bacën ka qenë verë, përpara tentativës,”-tha Dumani.


