Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Do ju bëj me qa”/ Nuredin Dumani përplaset me Qolin

    March 4, 2025
    “Do ju bëj me qa”/ Nuredin Dumani përplaset me Qolin

    Sot në seancën gjyqësore në GJKKO, Nuredin Dumani është përballuar  me Festim Qolin.

    E gjitha pasi  Nuredin Dumani zbërtheu vrasjen e bujshme të Fatmira Dedës në vitin 2013, nënës së bosit të drogës, Elvis Deda.

    Kujtojmë se Festim Qoli, akuzohet nga SPAK për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Deda në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij.

    Gjatë përplasjes në seancë teksa Dumani zbulon detaje nga vrasja e Elvis Dedës,ku Qoli rezulton autori kryesor i ngjarjes, ky i fundit mohon akuzat.

    Qoli pretendon se ditën e vrasjes së Dedes ka qenë në Fushë-Krujë.

    Detaje nga biseda:

    Agron Qoli: A jeni i sigurt që po tregoni të vërtetën e vrasjes së asaj nëne se dikur keni thënë që jeni ju?

    Dumani: Kam thënë të vërtetën.

    Agron Qoli: A je ulur me mua për kafe?

    Dumani: Jo

    Agron Qoli: A më ke parë mua më tek karburanti?

    Dumani: Kemi shkuar kur kemi marrë telefonat, por jemi takuar dhe herë të tjera

    Argon Qoli: Keni bërë 3 deklarime të ndryshme deri më tani, për punën e telefonave

    Dumani: Të vërteten kam thene

    Agron Qoli: Cila ka qenë arsyeja që unë kam dasht me të largu ty nga lagjia

    Dumani: S’ke bashkpunu me mua me kushurinjt e tu. Mos hyni në çështje familjare se do ju bëj me qa.

    Pertit Qoli: Mos më fol mua ashtu o legen. Kush e mori babin e këtij nga shtëpia dhe e dërgoi tek lokali i Petrit Qolit për të kërkuar fjalë?

    Dumani: Ke ardh disa herë ke thënë shpërnguluni prej këtu, sepse ishte nxe festa shumë. Ne nuk ishim fajtorë dhe ti e di shumë mirë. Është turpi më i madh t’i kerkoj falje unë Festim Qolit.

    Agron Qoli: Babi jot erdhi me kokën me gungë?

    Dumani: Domethënë e keni marre peng, ju me keni dhunuar babën mua, është veper penale besoj e dini?

    Agron Qoli: Unë kam qenë personi që e kam dërguar babin e tij të kërkonte falje. Cili është motivi që më ke perfshi mua në këtë histori?

    Dumani: Ke paguar edhe lekët e varrimit ti e di shumë mirë.

    Agron Qoli: Cili ka qenë motivi që ke vënë tritol tek cuni i xhajës tat?

    Dumani: Tritoli është vendos dy ditë para se të ja vendosim shtepisë së Talo Çelës. E bëra për të tremb këto lepurusha për të ju tregu se sot e vendosët për dy ditë u hakmorra.

    Agron Qoli: Me nipat e mi, ke pas konflikte, për cilat arsye?

    Dumani: Nuk kam pas konfliket me ta. Njerin e njoh.

    Agron Qoli: Deri më tani të kanë dalë 3 konflikte me mua

    Dumani: Jo unë s’kam pas asgjë me ty ke qenë thjesht dërgues mesazhesh.

    Agron Qoli: A ke dijeni ku punoja unë në atë kohë kur mendohet se ju kam ndihmuar?

    Dumani: Jo nuk kisha informacione.

    Agron Qoli: Po per mardhëniet që ke pas me të ndjerën ke pas dijeni?

    Dumani: Ti ke shku në varrim, të mira do t’i kesh pas, ti i ke pagujt varrimin me lekët e Festim Qolit.

    Agron Qoli: Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh, ndërkohë që ky i lutej zotit që te vriste ndonjë dhe te merrte ndonje lekë. Unë i lutesha zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë. Ditën e ngjarjes nuk kam pas lidhje fare me këto që thotë ky. Unë kam qënë në Fshkrujë, kam qenë ulë per të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më thotë që qshtë shtrirë mama e Loshit në tokë ose e kanë vra ose kanë vra veten, nuk e di. I kam thenë lajmëro policinë. Kur jam futur në darkë në garazh, ishte gjithë gjakë, edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai.

    bashkepunetor i Nuredin Dumanit perplasja me qolin vrasja e elvis dedes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.