Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nuredin Dumani zbulon kush qëndron pas ekzekutimit të Dritan Lamajt: M’u bë qejfi që e vr*në

    March 20, 2025
    Nuredin Dumani zbulon kush qëndron pas ekzekutimit të Dritan Lamajt: M’u bë qejfi që e vr*në

    TIRANË– Nuredin Dumani, i njohur ndryshe si i penduari i drejtësisë sot ka rrëfyer se kush qëndron pas vrasjes së ish-shefit të policisë në Komisariatin nr.6, Dritan Lamaj, krim i ndodhur më 24 Shkur 2013.

    Vrasësi me pagesë, tashmë i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, ka zbuluar se pas ekzekutimit mafioz të Dritan Lamajt qëndron Henrik Hoxhaj.

    Dumani u shpreh se ka pasur një debat me Dritan Lamajn, i cili ishte shef policie tek komisariati nr.6, pasi sipas tij ai e kishte qëlluar disa herë kur u arrestua.

    Ai ka rrëfyer gjatë seancës gjyqësore në GJKKO-së se pasi doli nga burgu mësoi se e kishin vrarë.

    “Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë”, tha i penduari i drejtësisë.

    Ndërsa më tej shtoi se i është bërë qejfi për ekzekutimin e Dritan Lamajt dhe i kishte thënë Festim Qolit që “do ju jap një drekë atyre çunave”. Sipas Nuredin Dumanit, Festim Qoli i kishte treguar se pas vrasjes qëndronte Henrik Hoxhaj.

    “Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn”, tha ai.

    Pjesë nga seanca:

    Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

    Nuredin Dumani: Më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.

    Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.

    Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

    Avokatja: Ku e takove Henrikun?

    Nuredin Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

    Avokati: Sa qëndruat aty?

    Nuredin Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.

    Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

    Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje në Sky për kohën?

    Nuredin Dumani: Covid19.

    Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?

    Nuredin Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

    Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje

    Nuredin Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi oshte informator.

    Ditën e ngjarjes ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

    Avokatja: Çfarë bëri atë ditë?

    Nuredin Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

    Abokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

    Nuredin Dumani: Nuk më kujtohet.

    Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

    Nuredin Dumani: Jo, nuk kam pasur.

    Avokatja: Po konflikt fizik?

    Nuredin Dumani: Asnjëherë.

    Avokatja: Kur vendose ta vrisje?

    Nuredin Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.

    Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

    Nuredin Dumani: Asnjëherë./Radar.al

    Apeli i GJKKO dritan lamaj Nuredin Dumani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.