Së fundmi, ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë për ditëlindjen e saj ku morën pjesë shoqëria si dhe ish-banorët e “BBVA4”.
Ajo që ra më së shumti në sy ishte prania dhe e Eglit dhe e Xhenetës në të njëjtin ambient.
E veshur me të zeza dhe shumë elegante, Egli Tako mori pjesë në ditëlindjen e Loredanës pa ngurrim. Nga ana tjetër, Xheneta e veshur me të bardha e shijoi më së shumti festën në fjalë.
Mesa duket prania e njëra-tjetrës në të njëjtën atmosferë festive nuk përbën problem për ish-banoret e Big Brotherit.
Kujtojmë se Xheneta përjetoi një romancë me Gjestin gjatë rrugëtimit të tyre në “BBVK”.
Ndërsa Egli u shfaq e dashuruar kokë e këmbë gjatë rrugëtimit të saj në “BBVA4” çka e shijoi shumë dhe krah Gjestit.
Mirëpo me mbarimin e spektakleve në fjalë gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë.
Edhe pse para pak ditësh Gjesti festoi 25-vjetorin e tij, Egli nuk u bë e gjallë në rrjet. Ndërsa së fundmi befasoi me pjesëmarrjen e saj në ditëlindjen e Loredanës ku prezente ishte dhe Xheneta.
Në një moment kjo e fundit shmanget teksa Egli afrohet pranë zonës ku ajo kërcente. / Përgatiti Radar.al



