Dyshimet për një ndarje mes çiftit të njohur nga Big Brother VIP, Egli dhe Gjesti, janë shtuar së fundmi pasi të dy kanë fshirë postimet me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Gjesti ka boshatisur llogarinë e tij në Instagram, ndërsa Egli ka hequr çdo foto ku shfaqej me të.
Spekulimet për një krizë në marrëdhënien e tyre janë shtuar edhe më shumë pas shfaqjes së fotove të vjetra të Eglit me instruktorin e palestrës, Mario. Në një intervistë në emisionin “Post Big Brother VIP”, Egli sqaroi se Mario ka qenë vetëm instruktori i kunatit të saj dhe se nuk kanë pasur asnjë marrëdhënie romantike, edhe pse e kishte frekuentuar palestrën ku ai punonte.

“Ka qenë një dalje në grup, jo diçka personale. Thjesht dashakeqët e kanë përdorur për të krijuar histori që s’kanë ekzistuar,” u shpreh ajo. Por publikimi i mëparshëm ku e quante Marion “mik shumë të ngushtë” ka ngritur pikëpyetje për sinqeritetin e deklaratave të saj.
Për momentin, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Gjesti. Ndjekësit presin konfirmim për statusin aktual të marrëdhënies së tyre.


