Një lajm bëri xhiron e rrjetit së fundmi pasi u dyshua se Egli Tako para se të niste romancën me Gjestin në ambientet e “BBVA4”, ka qenë në një lidhje me një instruktorin e palestres, Mario Olldashin.
Dyshimet nisën pasi një nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, Gert Ferra, i cili, në një intervistë në Top Albania Radio, tha se Mario e kishte shoqëruar Eglin në studiot e Top Channelit një ditë para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” më 21 dhjetor. Ndaj ish-banori dyshonte se mes tyre kishte diçka më shumë se marrëdhënie shoqërore.
Mirëpo dyshimet u hodhën poshtë nga Egli e cila në “Post BBVA4” pretendoi se asnjëra nga këto nuk është e vërtetë.
Por nga ana tjetër një foto e dyshes që kanë qenë në Itali duke pozuar për një kompani orash dëshmojnë të kundërtën.
Fotot e dy instrukutorëve të palestrës, Marios dhe Eglit, janë bërë në të njëjtin vend si dhe u postuan në të njëjtën ditë.
Ndonëse Egli mohoi romancën me Marion, ky i fundit ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi: “Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur”.
Ky reagim është marrë si një kunj ndaj Eglit, i cili kishte thënë se Mario ishte thjesht instruktor, asgjë më shumë.
Aktualisht dyshja në fjalë nuk e kanë follow njëri-tjetrit duke nënkuptuar kështu se nuk ruajnë më asnjë lloj marrëdhënieje bashkë.




